Asani vazhdon të shkëlqejë në Korenë e Jugut, gol spektakolar ndaj Gimcheon Sangmu

Jasir Asani po kalon një formë të shkëlqyer me skuadrën e Gwangju në Korenë e Jugut, duke konfirmuar edhe një herë vlerat e tij si një nga lojtarët më në formë të Kombëtares shqiptare. Sulmuesi 29-vjeçar realizoi një tjetër gol të bukur nga distanca, në barazimin 1-1 ndaj Gimcheon Sangmu.

Asani shënoi me një goditje të fuqishme jashtë zonës, duke çuar në 8 numrin e golave të tij në kampionat këtë sezon. Ai gjeti edhe rrjetën për herë të dytë gjatë ndeshjes, por goli i dytë u anulua nga gjyqtari.

Forma e tij e mirë vjen në një moment të rëndësishëm, teksa kontrata e Asanit me Gwangju skadon në fund të këtij viti kalendarik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?