Asensio bën gati valixhet nga Reali, Juvja dhe Milani gati të përfitojnë
Asensio dhe Real Madrid janë gjithmonë e më lart. Sipas asaj që raporton gazeta El Nacional, Milan dhe Juventus kanë nisur kontaktet për transferimin e ylli të madrilenëve.
Sulmuesi spanjoll kërkohet me ngulm edhe nga skuadra të tjera nga Anglia dhe Gjermania. Liverpool, Arsenal dhe Borussia Dortmund janë të gatshme me oferta konkrete për të finalizuar transferimin e Asensios.
Edhe nëse largimi nuk do të ndodhë në janar, në verën e ardhshme, duket e sigurt që një prej ekipeve të mëdha do të ketë mundësinë për të marrë yllin spanjoll që ka një të majtë fantastike. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

