Asensio nderon Zidane, fitore në frymën e fundit ndaj Leganes (VIDEO)
Reali i Madridit vuan shumë në çerekfinalen e parë ndaj Leganes. “Los Blancos” kanë fituar minimalisht me një gol të shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt
Trajneri Zidane la jashtë formacionit disa nga yjet kryesor të formacionit, dhe kjo u duk edhe në lojën e skuadrës e cila ishte shumë e paqartë. Naço Fernandez u dëmtua në minutën e 15, ndërkohë që në pjesën e dytë vendasit ishin superior. Markos Jorente tronditi traversën e portës së tij pas një goditje me kokë. Në minutën e 89 Asensio shënon një gol shumë të bukur pas një goditje fantastike me të majtën brenda zonës.
Reali thuajse ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale. Kupa është një nga objektivat këtë sezon, pasi është dorëzuar në luftën për titullin kampion në kampionat ku ndodhet 19 pikë larg Barceloës. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

