Asgjë serioze për Kumbullën, gati për Romën në fundjavë tjetër

Marash Kumbulla u zëvendësua në ndeshjen Angli-Shqipëri pas disa minutash për shkak të problemeve fizike por duke iu referuar raportimeve të mediave italiane lidhur me analizat që ka kryer së fundmi mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kumbulla nuk ka pësuar dëmtim muskulor dhe mesa duket nuk ka asgjë serioze.
Mbrojtësi pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Jose Mourinho që në sfidën e kësaj fundjave ndaj Genoas. Rikthimi i Kumbullës është i rëndësishëm për verdhekuqtë duke patur parasysh që Mourinho nuk ka në dispozicion Chris Smalling.
KOHA JONË SONDAZH

