Asllani drejt largimit nga Interi, Bologna “trembet” nga çmimi i kartonit

E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi duket gjithnjë e më larg, teksa klubi zikaltër është i hapur ndaj ofertave për mesfushorin shqiptar. Sipas raportimeve nga Italia, një interes konkret ka ardhur nga Bologna, që ka nisur kontaktet me drejtuesit e Interit për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të 23-vjeçarit.

Burime pranë “Corriere dello Sport” bëjnë të ditur se së fundmi është zhvilluar edhe një bisedë telefonike mes drejtuesve të dy klubeve. Bologna, që synon të mbajë ritmin e lartë të sezonit të kaluar dhe të luftojë për një vend në Champions League nën drejtimin e trajnerit Vincenzo Italiano, e sheh Asllanin si një profil ideal për skemat taktike të teknikut italian.

Megjithatë, negociatat kanë hasur një pengesë të parë: çmimi prej rreth 18 milionë eurosh i vendosur nga Interi për kartonin e mesfushorit është konsideruar i lartë nga drejtori sportiv i Bolognas, Giovanni Sartori. Për këtë arsye, klubi nga Emilia-Romagna po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje me huazim dhe të drejtë blerjeje – një formulë e përdorur shpesh për lojtarë të rinj që kanë nevojë për më shumë minuta në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?