Asllani drejt transferimit në Turqi, pranon ofertën e Besiktas-it

E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më larg Italisë dhe shumë pranë Turqisë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është në prag të transferimit te Besiktasi, me klubin nga Stambolli që është shumë afër mbylljes së marrëveshjes.

Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te Torino në formë huazimi, por kartoni i përket Interit, ka dhënë tashmë miratimin për këtë lëvizje. Transferimi pritet të realizohet në formën e huazimit me të drejtë blerjeje, një formulë që i jep mundësinë lojtarit të fitojë më shumë minuta dhe vazhdimësi në kampionatin turk.

Për të zyrtarizuar marrëveshjen mungojnë vetëm disa detaje burokratike mes dy klubeve italiane dhe drejtuesve të Besiktasit, të cilët janë të gatshëm ta përmbyllin sa më shpejt operacionin. Kalimi në Turqi shihet si një mundësi e re për Asllanin, që do të tentojë të gjejë formën e tij optimale.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?