Asllani: E ndjeva shumë golin, ishte si një finale për ne!

Kristjan Asllani ishte protagonist absolut në fitoren historike të Shqipërisë ndaj Andorrës, duke shënuar golin e vetëm të takimit që i dha kuqezinjve tre pikë jetike dhe kualifikimin në Play Off-in e Botërorit 2026. Pas sfidës, mesfushori kuqezi u shfaq i emocionuar dhe i lumtur për kontributin e tij.

Në një deklaratë për Tv Klan, Asllani pranoi se pjesa e parë ishte tepër e vështirë, pasi Andorra u mbrojt fort dhe Shqipëria hasi vështirësi në qarkullimin e topit. Sipas tij, ndryshimet që erdhën nga stoli bënë diferencën në pjesën e dytë.

“E ndjeva shumë golin. U gëzuan të gjithë shqiptarët dhe jemi shumë të lumtur. E kishim të vështirë në pjesën e parë. Ata luajtën 4-4-2 dhe nuk po gjenim mënyra për të nxjerrë topin.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori shtoi se energjia e lojtarëve të aktivizuar në pjesën e dytë ndikoi pozitivisht në ritmin e skuadrës: “Në pjesën e dytë, çunat që u futën nga stoli na ndihmuan shumë. E dinim që ishte një finale dhe jemi shumë të lumtur. Trajneri na bëri komplimente. Nesër do të analizojmë ndeshjen.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?