Asllani është lojtar i Interit, po kryen vizitat mjekësore

Kristjan Asllani mund të quhet një lojtar i Interit. Ditën e sotme pritet të mbyll të gjitha ekzaminimet mjekësore.

Mediet në Itali kanë nxjerr foto të mesfushorit të kombëtares shqiptare, i cili duket se ka mbërritur në Milano për të mbyllur vizitat mjekësore, ndërsa më pas pritet edhe zyrtarizimi.

Asllani do të kalojë tek Interi për shumën e 14 milionë eurove, para që shkojnë në arkat e Empolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrata e shqiptarit me Interin do të jetë 5-vjeçare me pagë 1.2 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?