Asllani gjithnjë e më larg Interit, merr ofertë nga një skuadër spanjolle

E ardhmja e Kristjan Asllanit është gjithnjë e më larg Interit. Mesfushori shqiptar, i cili nuk ka arritur të zërë një vend të qëndrueshëm në formacionin zikaltër gjatë tre sezoneve të fundit, është vënë zyrtarisht në shitje nga klubi.

Pavarësisht interesit të disa klubeve nga Serie A, pengesë kryesore për transferimin e tij mbetet vlera e kartonit. Inter nuk pranon të bëjë ulje për një lojtar për të cilin investoi 10 milionë euro kur e mori nga Empoli.

Sipas “Sky Sport”, në skenë ka hyrë edhe një klub i ri: Real Betis nga La Liga. Klubi spanjoll po ndjek me vëmendje situatën e Asllanit dhe ka nisur të mbledhë informacion për të. Në javët e ardhshme pritet që përfaqësues të Betis-it të udhëtojnë drejt Milanos për të nisur negociatat me Interin dhe agjentët e lojtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Inter pritet të marrë fillimisht një vendim për të ardhmen e Hakan Calhanoglu. Nëse mesfushori turk largohet, klubi do të detyrohet të kërkojë një zëvendësues në mesfushë, çka mund të ndikojë edhe në vendimin për Asllanin. Në çdo rast, Inter mbetet i hapur për të dëgjuar ofertat që vijnë për futbollistin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?