Asllani gjithnjë e më pranë largimit nga Torino, trajneri e lë në tribunë ndaj Romës

Torino do të zbresë në fushë sot në orën 18:00 për përballjen ndaj Romës, në kuadër të kampionatit të Serie A, por pa një emër të rëndësishëm në dispozicion. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, nuk është grumbulluar për këtë sfidë nga trajneri Marco Baroni.

Vendimi i teknikut të torinezëve për ta lënë jashtë listës 23-vjeçarin ka shtuar edhe më shumë dyshimet mbi të ardhmen e tij te Torino. Edhe pse Asllani ka marrë minuta në 15 ndeshje gjatë këtij sezoni, paraqitjet e tij nuk kanë qenë bindëse dhe nuk ka arritur të fitojë një rol të qëndrueshëm në skuadër.

Përjashtimi nga ndeshja ndaj Romës shihet si një sinjal i qartë se mesfushori shqiptar nuk bën pjesë në planet e Baroni-t. Në këto kushte, largimi i Asllanit nga Torino në merkato duket një opsion gjithnjë e më i mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një grafik i futboll, futboll dhe teksti që thotë "TORINO SQUAD SQUADLIST LIST ToHHu bet365 Scores 酒 ROMA/ SUZUKI ISRAEL, PALEARI, PALEARI,POPA POPA coco, ISMAJLI, LAZARO, MARIPAN, PEDERSEN, PELLINI ANJORIN, CASADEI, GINEITIS, ILKHAN, KUGYELA TAMEZE, VLASIC 20 ABOUKHLAL, ADAMS, NGONGE, NJIE, SIMEONE, ZAPATA SUZUKI"

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?