Asllani i mori numrin e fanellës, Perisic reagon në rrjetet sociale: Fat të mbarë “i vockël”
Kristjan Asllani nga dita e djeshme është një futbollist i skuadrës së Interit. Mesfushori i Kombëtares sonë pritet të jetë një alternativë e mirë në mesfushë, teksa elozhet për të në ambientin zikaltër nuk është se kanë munguar.
Interesant ka qenë reagimi i Ivan Perisic, i cili është larguar nga zikaltërit pasi mbylli kontratën. Asllani do të mbajë numrin e tij, 14, teksa kroati ka bërë një postim interesant.
“Fat të mbarë i vockël”, duke i thurur elozhe me përkëdheli mesfushorit të Kombëtares sonë. /R.Lika-Koha Jonë/