Asllani: Jam i lumtur që unë asistova dhe Broja shënoi

Mesfushori Kristjan Asllani ishte një nga protagonistët në fitoren 4-2 ndaj Jordanisë. Pas përfundimit të ndeshjes, ai ndau emocionet dhe përshtypjet për performancën e skuadrës dhe atmosferën pozitive brenda grupit.

”Duhej pak festë, është normale. Jemi të lumtur, ishte e vështirë. Bëmë një ndeshje serioze, fituam para tifozëve, duhet të vazhdojmë kështu. Jemi shumë shokë me Brojën. Jam shumë i lumtur për Armandon, që unë asistova dhe ai shënoi.

Nga ana fizike jam më mirë, kam luajtur 5-6 ndeshje në Torino. Jam shumë i lumtur që po luaj edhe me Kombëtaren. Po më ndihmojnë minutat me Torinon. Lojtari kur luan është më mirë mendërisht”, deklaroi Asllani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?