Asllani kalon me sukses vizitat mjekësore tek Interi, del para tifozëve (VIDEO)
Sporti E Mërkurë, 29 Qershor 2022 16:16
Kristjan Asllani është futbollisti më i ri i Interi. Mesfushori shqiptar kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe doli para qendrës ku i kreu.
Ai përshëndeti një grupim tifozësh, të cilët ishin të pranishëm për ta përkrahur në këtë aventurë të re.
Ky është një hap i madh për Asllanin, i cili do të ketë shansin për të qenë pjesë e një ekipi të madh në një moshë të re. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

