Asllani ndërlikon transferimin e Lookman tek Interi, ka refuzuar Betisin

Interi është duke punuar intensivisht në largimet e merkatos, me synimin për të mbledhur fondet e nevojshme për të bërë goditjen vendimtare për Ademola Lookman, sulmuesin e Atalantës që është kthyer në objektivin kryesor të Marottës dhe Ausilios për repartin ofensiv të trajnerit Cristian Chivu. Pasi Atalanta refuzoi ofertën fillestare prej rreth 40 milionë euro, zikaltrit po kërkojnë mënyra për të balancuar financat.

Një nga lojtarët e planifikuar për t’u larguar këtë verë është Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i lindur në vitin 2002. Megjithatë, siç raporton Corriere dello Sport, largimi i tij nuk do të jetë i lehtë: Asllani ka refuzuar kalimin te Real Betis, klub spanjoll me të cilin ishin zhvilluar bisedime të avancuara.

Pavarësisht se dialogu mes klubeve ishte në rrugë të mbarë, vendimi i vetë lojtarit për të mos u larguar nga Italia dhe Serie A, të paktën për momentin, ka bërë që tratativa të dështojë plotësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asllani u ble nga Empoli në verën e vitit 2022 për 14 milionë euro, por nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e Interit. Klubi tashmë ka vendosur ta nxjerrë në merkato, por gjetja e një skuadre të re që të përmbushë kushtet e tij dhe të klubit mbetet një sfidë më vete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?