Asllani nesër takim vendimtar me Interin për transferimin e bujshëm
Nuk është tashmë një mister që Interi kërkon Kristjan Asllanin. Mesfushori i talentuar i Kombëtares sonë është në orbitën e disa klubeve të mëdha, por zikaltërit janë më të avantazhuar.
Interi është në kërkim të një mesfushori që mund të zëvendësojë Brozovc, dhe Aslan duket se është profili i duhur. Prej ditësh janë zhvilluar bisedime mes palëve, por ende nuk ka pasur asgjë konkrete.
“Tuttosport” së fundmi raporton se nesër mund të zhvillohet një takim për të mbyllur gjithçka. Bëhet fjalë për shifrën e 15 milionë eurove, që mund të ulët me përfshirjen e ndonjë futbollisti si Satriano, Esposito dhe Radu. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

