Asllani pas humbjes ndaj Turqisë: Dhimbja është e madhe, por do të kthehemi më të fortë!
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka reaguar pas humbjes së dhimbshme në finalen ndaj Turqisë, një rezultat që i mohoi “Dardanëve” një kualifikim historik në Botëror.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumi Fadil Vokrri, Kosova u mposht minimalisht 0-1, pavarësisht një paraqitjeje të fortë dhe rasteve të shumta për shënim. Asllani ishte ndër më të dalluarit në fushë, duke iu afruar disa herë golit, por pa arritur të konkretizojë.
Pas përfundimit të takimit, sulmuesi i ri ka ndarë emocionet e tij përmes rrjeteve sociale, duke shprehur zhgënjimin e madh për mundësinë e humbur.
“Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit. E dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë! Faleminderit Kosovë”, shkroi Asllani.
KOHA JONË SONDAZH

