Asllani përfundon në orbitën e Torinos, mund të bashkohet me Ismajlin

Torino është bërë pjesë e listës së klubeve që po ndjekin nga afër Kristjan Asllanin. Sipas “TMW”, mesfushori i Interit shihet si një opsion serioz për skuadrën “granata”, e cila po mendon të kalojë në skemën 4-3-3, ku shqiptari mund të përshtatet në qendër të mesfushës.

Pas tre sezonesh ku nuk ka arritur të fitojë vendin e titullarit te Interi, Asllani është i hapur për një aventurë të re që do t’i siguronte më shumë minuta në fushë. Torino shihet si destinacion i preferuar, sidomos nëse trajneri Marco Baroni i garanton një rol kyç në formacion.

Për 22-vjeçarin ka interes edhe nga klube të tjera italiane. Fiorentina mund të rikthehet në garë në rast largimi të Rolando Mandragora, ndërsa Bologna ka nisur kontaktet e para me Interin dhe me agjentin e lojtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, Torino po e studion mundësinë, edhe pse negociatat me Interin ende nuk kanë nisur. Kujtojmë se këtë verë, te “granata” është bashkuar edhe një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?