Asllani tremb Sylvinhon, dëmtohet në kofshën e djathtë. Tranjeri fton në stërvitje një tjetër mesfushor

Ekipi kueqezi është në ditët më të mira, por jo i plotë. Në prag të dy përballjeve vendimtare drejt ”Euro2024”, 21-vjeçari Kristjan Asllani tremb trajnerin Sylvinho.

Mesfushori i kombëtares kuqezi mungoi për arsyeje dëmtimi në fitoren që Interi mori në kampionat 2-0 ndaj Frosinone për të ngritur kështu alarmin. 21-vjeçari ka pësuar një tendosje të lehtë në kofshën e djathtë çka e la jashtë skuadrës zikaltër.

Në vendin e tij Silvinjo ka marrë një tjetër mesfushor, Medon Berishën. Ai është pjesë e Shpresave dhe luan për Leccen në Serinë A. Berisha po stërvitet në vend të Asllanit. Nuk dihet nëse Silvinjo do e marrë Asllanin edhe në Moldavi.

SHKARKO APP