Asllani zyrtarizohet këtë javë tek Interi, pritet të kryejë vizitat mjekësore
Kristjan Asllani tashmë është një hap larg kalimit te skuadra e Interit. Pas marrëveshjes së arritur me Empolin mbi bazën e 14 milionë eurove plus 2 bonuse, në mesin e kësaj jave futbollisti shqiptar do të zbarkojë në Milano për të kryer vizitat mjekësore.
Ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, deri në vitin 2027. Nuk duhet ende se sa do të jetë paga e tij, por me shumë mundësi do të jetë progresive dhe do të varet nga performancat.
Në këtë mënyrë Asllani bën një hap të madh në karrierën e tij, teksa do të jetë zëvendësues i Brozovic. Kroati sezonin e kaluar luajti një numër të madh ndeshjesh. /R.Lika-Koha Jonë/