Asnjë event sportiv deri më 14 qershor, Seria A rrezikon rifillimin

Teksa shumë kampionate europiane kanë fiksuar datat për të rinisur ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Serinë A, ku situata tashmë është bërë vërtetë kaotike.

Ndërkohë që pritej të vijohej me stërvitjet kolektive ditën e sotme, kjo leje u shty sërish, me arsyetimin se protokolli final i masave nuk është miratuar ende, ndërsa publikimi i dekretit të ri të masave ka “djegur” edhe opsionin për të filluar ndeshjet më datën 13 qershor.

Kjo pasi tashmë me dekret është i ndaluar çdo lloj manifestimi sporti deri më datën 14 qershor, ndërsa tani në Itali kanë filluar të mendojnë për të rinisur kampionatin më 20 qershor, që do të ishte edhe një datë limit.

Kjo pasi UEFA ka dhënë një afat për mbylljen e sezonit deri në fund të muajit korrik, ndaj çdo datë përtej 20 qershorit, do ta bënte të pamundur përfundimin e Serisë A dhe rreziku i një ndërprerjeje finale tani është bërë evident.

SHKARKO APP