Asnjë gol në 45 minutat e para, Danimarka për momentin është e eliminuar

Janë mbyllur me rrjeta të paprekura pjesët e para në dy ndeshjet, Australi-Danimarkë dhe Tunizi-Francë. Danezët për momentin janë të skualifikuar, pasi duhet të fitojnë për të shpresuar kualifikimin.

Franca ndërkohë me shumë ndryshime në formacion, ende nuk ka mundur të zhbllokojë sfidën ndaj Tunizisë. Këta të fundit në fakt do të shënonin në minutën e 9-të, por teknologjia e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

SHKARKO APP