Asnjë gol në tre ndeshje, Leo Messi nuk është më i lumtur te Barcelona

Barcelona u kthye te fitorja, por sezoni gjithsesi mbetet më zhgënjyesi në dekadën e fundit. Asnjë ekzagjerim. Shifrat janë kokëforta dhe nëse Real Madrid do të kishte një marsh më shumë, atëherë diferenca në garën për titull do të ishte e ndryshme. Ecuria e skuadrës “blaugrana” shumë larg prithsmërive ka “fytyrën” e Lionel Messi.

Tre asiste për “Pleshtin” në ndeshjen e fundit kundër Betis, por vetë ai qëndron larg golit prej tre sfidave. Shumë për një futbollist si ai, i mësuar të shënojë gjithmonë. Ky rendiment përpara portës lidhet nga mediat spanjolle me humorin e Leo Messi. Sulmuesi argjentinas nuk është aspak i qetë dhe gjithçka lidhet me të ardhmen e tij. Ai nuk është më i sigurtë për të mbyllur karrierën me Barcelonën, ndërsa për këtë nuk janë të bindur edhe në klubin katalunjas.

Erik Abidal, drejtori sportiv i Barcelonës dhe sigurisht shkaktar i krisjes së Messit me klubin ka bërë një tjetër deklaratë ‘shokuese’ për tifozët. “Për këtë duhet të pyesni Messi. Është gjithmonë e vështirë të flasësh për rinovimin e lojtarëve të mëdhenj si ai”, ka thënë Abidal, i pyetur në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas, që sipas klauzolës që ka në kontratën aktuale, është i lirë të largohet me parametra zero në fund të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?