Asnjë i prekur me Covid-19, Laçi udhëton i plotë drejt Azerbajxhanit
Laçi do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit me grupin e plotë të futbollistëve. Trajneri Armando Cungu për sfidën e turit të parë kualifikues të Europa League do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën përfshirë edhe afrimet e verës si Lucas Ramos, Renato Malota,Dorian Kërçiku dhe Mentor Mazrekaj.
Laçi ka kryer edhe analizat për Covid-19 dhe për fat të mirë, asnjë prej stafit teknik dhe lojtarëve të skuadrës nuk ka rezultuar pozitiv. Kujtojmë se ndeshja mes Keshlës dhe Laçit do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 19:00.
Fati e ka përballur edhe në të kaluarën Laçin me Keshlën, teksa në atë kohë ata mbanin emrin e Inter Baku. Në ato dy ndeshje kurbinasit që ishin po me Cungun në stol u eliminuan prej faktorit fushë duke qenë se në azerbajxhan sfida u mbyll 0-0 dhe në Laç përfundoi me rezultatin 1-1.