Asnjë lojtar me Covid-19, Kombëtarja drejt Kazakistanit

Ekipi kuqezi është në dispozicion me të gjithë futbollistët dhe asnjë nuk është prekur nga Covid-19. Pas konfirmimit të përgjigjeve nga testi i tamponit, ku të gjithë futbollistët dhe stafi teknik rezultuan negativë, Kombëtarja u nis drejt Kazakistanit, për sfidën e 11 tetorit.

Udhëtimi është i gjatë, me distancën prej afro 3,700 kilometrash, që do të përshkohet për më tepër se 5 orë. Menjëherë, skuadra do të akomodohet në hotel, për të zhvilluar edhe seancën stërvitore, por ku më tepër rëndësi do t’i kushtohet rikuperimit fizik nga lodhja e udhëtimit.

Sapo u konfirmua prezenca në skuadër e portierit Etrit Berisha, Shqipëria humbi gardianin Thomas Strakoshën. 25-vjeçari i Lazio-s është i dëmtuar, ashtu sikurse edhe sulmuesi Myrto Uzuni dhe mbrojtësi Jon Mresinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?