Asnjë miqësore dhe vetëm 7 ditë përgatitje, PSG e nis ndryshe sezonin e ri

Paris Saint-Germain do të përballet me një sfidë të vështirë në fillimin e sezonit të ri. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka në dispozicion vetëm shtatë ditë stërvitje përpara finales së Superkupës Evropiane kundër Tottenham, që do të zhvillohet më 13 gusht në Udine.

Pas disfatës në finalen e Kupës së Botës për Klube ndaj Chelseat më 13 korrik, parizienët nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje miqësore verore. Për më tepër, stërvitjet kanë nisur vetëm sot, me një grumbullim që u shty edhe me dy ditë, për t’u dhënë lojtarëve më shumë kohë pushim.

Një vendim i çuditshëm në krahasim me strategjitë e tjera të klubeve elitare europiane. Edhe Chelsea, pavarësisht angazhimeve të shumta, ka zhvilluar miqësore ndaj Bayer Leverkusen dhe Milan, duke braktisur turnetë tradicionalë jashtë vendit për t’u përgatitur siç duhet për fillimin e sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

PSG, në kontrast, nuk ka asnjë miqësore të planifikuar deri në fillimin e kampionatit më 17 gusht, çka e bën atë klubin e vetëm të madh në Europë që nis sezonin pa asnjë test veror. Një zgjedhje që rrit presionin mbi Luis Enrique, i cili do të ketë fare pak kohë për të ndërtuar formën dhe harmoninë e skuadrës përpara sfidës së parë zyrtare të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Superkupa ndaj Tottenhamit do të jetë një test real për të kuptuar nëse ky PSG është i gatshëm të luftojë për trofetë që synon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?