Asnjë si Bufffon, legjenda e njohur parakalon Maldinin në derbi
Derbi ndaj Torinos, me siguri që do të mbahet mend gjatë nga portieri i bardhezinjve Gianluigi Buffon, i cili startoi sfidën si titullar dhe rishkroi historinë e futbollit italian, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në Serinë A.
42-vjeçari zbriti sot në fushë për herë të 648, duke parakaluar Paolo Maldinin, i cili kryesonte renditjen me 647 ndeshje dhe jo vetëm që vendosi një rekord, por edhe mund ta thellojë më shumë atë.
Kjo pasi vetëm pak ditë më parë drejtuesit e Juventusit i rinovuan bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon portierit legjendar, i cili përtej moshës së madhe, vijon të ofrojë garanci të madhe mes shtyllave të portës.
Buffon ka debutuar në Serinë A më 19 nëntor të 1995-ës, kur nuk kishte mbushur ende 18-vjeç, në sfidën Parma-Milan, të përfunduar në barazim 0-0.