Asnjë si Interi në Europë, 20 shënues të ndryshëm këtë sezon

Interi i Simone Inzaghit po kalon një sezon fantastik, teksa është shndërruar në makineri golash. Ajo që bie më shumë në sy për ekipin zikaltër është se golat nuk vijnë vetëm nga lojtarët e sulmit, por shënuesit janë të shumtë.

Dy lojtarët e fundit që kanë shënuar për zikaltrit janë Ranocchia dhe Sensi. Të dy lojtarët shënuan në sfidën e Kupës së Italisë kundër Empolit duke e çuar në 20 numrin e lojtarëve që kanë shënuar këtë sezon për Interin.

Ata janë tashmë ekipi i vetëm në pesë kampionatet kryesore që kanë shënuar me 20 lojtarë të ndryshëm. Në Europë për momentin nuk ka asnjë ekip tjetër që ka kaq shumë shënues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?