Aston Villa bën ofertën e parë për Ernest Muçin
Ernest Muci realizoi golin e pare sezonal, mbrëmjen e së dielës në sfidën ndaj Antalyaspor. Futbollisti i Kombëtares nuk po gjen shumë hapësira me trajnerin e ri te Besiktasi.
Megjithatë në ato 3 minuta aktivizimi në ditën e djeshme, futbollisti shqiptar arriti të dalë te goli kundër Antalyaspor. Një sinjal i mirë ky nga Muci që në Turqi është lënë tërësisht në hijen e Rafa Silvas. Por në mediat turke raportojnë se Aston Villa ka bërë ofertën e parë zyrtare për Mucin.
Sipas tyre, janë ofruar 10 milionë euro për ta transferuar, po aq sa skuadra turke pagoi në janar. Besiktas shpreson që të koleksiononte sa dyfishin e kësaj shifre, por mbetet të shihet cili do të jetë vendimi i tyre.