Aston Villa i shkakton një humbje dramatike Arsenalit kryesues në sekondat e fundit
Java e 15-të e Premier League nisi me një surprizë të madhe në Birmingham, ku Aston Villa mposhti Arsenal me rezultatin 2–1. Skuadra e Unai Emery-t, ish-trajner i londinezëve, arriti të ndalte marshimin e kryesuesve falë një performance të fortë në “Villa Park”.
Cash zhbllokoi ndeshjen në minutën e 36-të, duke i dhënë epërsinë vendasve, ndërsa Trossard barazoi shpejt pas pushimit, në minutën e 52-të. Kur dukej se dueli do të mbyllej në barazim, Buendia goditi në minutën e 95-të, duke vulosur fitoren dramatike për Aston Villën.
Rezultati i jep mundësi Manchester City-t të shkurtojë distancën nga kreu. Me një fitore ndaj Sunderlandit, skuadra e Guardiolës do të afrohej në vetëm dy pikë nga Arsenal i Artetës, duke rritur rivalitetin në garën për titull.
Celebrations as Aston Villa wins against Arsenal with the last kick of the match
byu/977x insoccer
KOHA JONË SONDAZH

