Aston Villa mund Manchester United dhe ëndërron titullin kampion

Aston Villa mori një sukses 2-1 ndaj Manchester United në ndeshjen e javës së 17-të të Premier League, të luajtur në “Villa Park”. Me këtë fitore, vendasit ngjiten në vendin e tretë në renditje, vetëm 3 pikë prapa Arsenalit dhe 1 pikë pas Manchester Cityt.

Ndeshja nisi me dominim të Aston Villas në gjysmën e parë, dhe surprizën e shënoi në minutën e 45’, kur Rogers shënoi pas asistit të McGinn. Manchester United reagoi menjëherë, dhe vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 48’, Cunha barazoi pas një asistimi të Dorgu.

Në pjesën e dytë, Aston Villa rifitoi avantazhin në minutën e 57’, kur Ëatkins asistoi përsëri për Rogers, i cili realizoi golin e dytë dhe vendimtar. Përpjekjet e Manchester United në minutat e fundit rezultuan të kota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Aston Villa ëndërron titullin, ndërsa Manchester United mbetet në 26 pikë dhe afrohet me rrezikun që të humbasë vendin në zonën Champions.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?