Aston Villa s’di të ndalet në merkato, piketon dhe mesfushorin e Juves
Aston Villa është s një nga klubet më aktive në këtë merkato të janarit në Premier League. Trajneri Stiven Gerrad kërkon të përmirësojë skuadrën ndërsa pretendon të përfundojë kampionatin në një nga vendet e sipërme të tabelës së klasifikimit.
Për këtë arsye, deri më tani, Aston Villa ka afruar në skuadër Philippe Coutinho, Robin Olsen dhe Lucas Digne, por nuk është e thënë që merkato të mbyllet në këtë pikë.
Objektivi i radhës për Aston Villa-n tashmë është Rodrigo Bentacur, mesfushori i Juventus. Uruguajani në këtë moment nuk është i paprekshëm për trajnerin Massimiliano Allegri i cili ka treguar se mund ta ndërtojë formacionin edhe pa prezencën e 24-vjeçarit.
Ndaj, Juventus është i hapur të dëgjojë oferta për Bentacur, i cili pëlqehet nga Gerrard për stilin difensiv në qendër të mesfushës.
KOHA JONË SONDAZH

