Aston Villa shkatërron ekipin e Brojës, Chelsea bën detyrën me “poker” (VIDEO)
Armando Broja ka kaluar një pasdite të vështirë këtë fundjavë në Premier League, pasi skuadra e tij pësoi një humbje të rëndë 4-0 në tranfertën ndaj Aston Villës.
Vendasit e patën gjithçka të thjeshtë duke shënuar dy gola për pjesë. Walkins dhe Dpuglas Luiz në fraksionin e parë dhe Coutinho e Ings në fraksionin e dytë. Broja ishte në hije për pjesën më të madhe të sfidës.
Chelsea fitoi me lehtësi 4-0 në transfertën ndaj Burnley-it. Mbrojtësi James zhbllokoi rezultatin në fillimin e fraksionit të dytë, Havertz shënoi më pas dopietë, ndërkohë që Pulisic mbylli llogaritë e duelit. Blutë e Londrës mbeten në vendin e tretë me 53 pikë, ndërkohë që Burnley e treta nga fundit i renditjes. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

