Atalanta blen për 15 milionë euro Marko Pasalic

Atalanta ka vendosur që të blejë përfundimisht kartonin e Mario Pasalic, duke paguar në arkat e Chelsea-t shifrën e 15 milionë eurove. Futbollisti 25-vjeçar erdhi në Bergamo në verën e 2018-ës me formulën e huazimit 2-vjeçar me të drejtë blerjeje për shifrën e 15 milionë eurove, ndërsa në këto dy sezone ka koleksionuar 75 ndeshje me Atalantën, gjatë të cilave ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 13 asiste.

“Gjatë këtyre dy viteve Mario ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në arritjen e objektivave të klubit, siç janë kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe arritja deri në çerekfinale në sezonin aktual”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Atalantës.

Edhe vetë mesfushori kroat nuk e ka fshehur kënaqësinë që tani do të jetë plotësisht pjesë e zikaltërve, ndërsa duke falënderuar drejtuesit për besimin dhe investimin.

“Jam shumë i lumtur, pasi që kur kam ardhur këtu, kam parë që Bergamo e Atalanta janë shumë speciale. Falënderoj shoqërinë për besimin, pasi në këtë kohë nuk është e lehtë të investosh për blerje futbollistësh. Është hera e parë për mua që rri në një skuadër për më shumë se një sezon dhe tani e kemi obligim që t’i rikthejmë buzëqeshjen popullit të Bergamos. Duam të shkojmë sa më lart si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Pasalic.

SHKARKO APP