Atalanta e Gjimshitit shtang në fund Milanin me një “perlë” të Muriel (VIDEO)

Milani pëson humbjen e katërt në këtë sezon në Seria A. Skuadra e Piolit u mposht 3-2 në transfertë nga Atalanta. Bergamaskët e nisën ndeshjen me Gjimshitin në vijën e mbrojtjes nga minuta e parë, dhe pse ai ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi.

Llookman kaloi në avantazh Atalantën në minutën e 38-të, por gëzimi i tyre zgjati pak pasi Giroud do të barazonte në fundin e pjesës së parë. Gjithsesi në fillimin e së dytës është sërish Lookman që barazon shifrat.

Milani u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit, që do të vinte 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Luka Jovic gëzoi kuqezinjtë, por Calabria në kohën shtesë la ekipin me një lojtar më pak. Avantazhi numerik u shfrytëzua nga Atalanta që gjeti golin e avantazhit me një “perlë” të shënuar nga Luis Muriel me finte. /R.Lika-Koha Jonë/

https://twitter.com/i/status/1733561835926765970

SHKARKO APP