Atalanta fiton me manita ndaj Spezias, merr vendin e katërt në renditje (VIDEO)
Atalanta ka arritur një fitore të lehtë përballë Spezias me rezultatin 5-2. Ekipi i Gasperinit përmbysi gjithçka që në pjesën e parë të takimit, pas golit të Nzola në minutën e 11.
Pasalic baraspeshoi gjithçka pas një aksioni model nga zikaltërit, ndërkohë që Duvana Zapata realizoi golin e dytë nga pika e bardhë. Golin e tretë e shënoi përsëri Pasalic në fundin e pjesës së parë duke vulosur edhe rezultatin e këtij sesioni.
Në pjesën e dytë do të ishte Luis Muriel që shënoi golin e katërt pas një pasimi të mirë të Pasalic. Ekipi i Gasperinit shënoi dhe golin e pestë me Malinovsky në fundin e takimit, ndërkohë që rezultati final u vulos nga Nzola që shënoi edhe golin e tij të dytë personal në shtesë.
KOHA JONË SONDAZH

