Atalanta gjen golin e parë në Champions, shënon i përhershmi Zapata (VIDEO)
Sporti E Martë, 1 Tetor 2019 19:27
Atalanta ka arritur që të gjejë golin e avantazhit ndaj Shakhtar Donesk-ut. Bergamaskët fillimisht humbën një penallti me Ilicic në minutën e 16-të, ndërkohë që në minutën e 28-të, do të ishte Duvan Zapata, i cili do të ndizte “San Siron” me një goditje me kokë brenda zonës. Ky është goli i parë për ekipin e Gasperinit në Champions League.