Atalanta më në fund rikthehet në shtëpi, të dielën luan në stadiumin e ri

Pas më tepër se 6 muajsh që i ka luajtur ndeshjet si pritëse në “Mapei Stadium” të Regio Emilias dhe “Tardini” të Parmës, më në fund Atalanta do të rikthehet në shtëpi, duke filluar që nga takimi i kësaj fundjave ndaj Lecces.

 

“Geëiss Stadium”, apo “Atleti Azzuri d’Italia” siç njihej më parë, i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë punimet kanë përfunduar, ndërsa impianti është gati të presë sfidën e parë të dielën në mesditë.

Stadiumi i rinovuar tashmë i Atalantës, ka një kapacitet prej 22.512 vendesh, ndërsa tribuna e ultrasëve, “Curva Nord”, ka një kapacitet prej 9100 vendesh, e cila falë 7 portave hyrëse, mund të mbushet për më pak se një orë.

SHKARKO APP