Atalanta mund me përmbysje Napolin “e përgjysmuar” nga mungesat (VIDEO)
Napoli pëson një tjetër humbje në kampionat në duelin e radhës në kampionat ndaj Atalantës. Bergamaskët futen në garë për titullin me suksesin 3-2 në stadiumin Maradona, duke përfituar nga fakti që kundërshtarët ishin thuajse me gjysmën e ekipit për shkak të mungesave.
Malinovskiy zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7-të me një goditje potent. Gjithsesi Napoli gjeti forcat për të barazuar me Zelinskin në fundin e pjesës së parë dhe për të kaluar në avantazh me Mertens në fillimin e fraksionit të dytë.
Atalanta reagoi mjaft mirë duke barazuar me një goditje potente të Demiral brenda zonës në minutën e 66-të. 5 minuta më pas Fruler konkretizoi një aksion të bukur të ekipit të Gasperinit. Gjimshiti u aktivizua në minutat e fundit për të mbrojtur rezultatin. Atalanta me këtë fitore ngjitet në kuotën e 34 pikëve, 2 më pak se Napoli i vendit të tretë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

