Atalanta sfidon ekipet e mëdha, hidhet në sulm për Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova po kalon një sezon fantastik, teksa tashmë admiruesit për të sa vijnë dhe shtohen. Mediat italiane bëjnë me dije se së fundmi është Atalanta e Gian Piero Gasperinit, ajo e cila ka shfaqur interesin për të mësuar më shumë për mundësinë e blerjes së kartonit nga ekipi francez i Lille.

Zhegrova kushton rreth 25 milionë euro dhe sipas mediave në Itali, klubi bergamask mund të vendosë të plotësojë dëshirën e Gasperinit, për ta sjellë atë në Bergamo tek zikaltrit.

Atalanta kërkon të investojë tek futbollistët e rinj e të talentuar duke patur kështu plane afatgjata për ndërtimin e një ekipi sa më ambicioz për të ardhmen. Gjithsesi konkurrenca është e ashpër pasi dhe Juventusi apo Reali kanë shfaqur interesim për Zhegrovën.

SHKARKO APP