Atetico Madrid fiton në “frymën e fundit” ndaj Espanyol me penallti (VIDEO)
Atletico Madrid ka arritur një fitore dramatike 2-1 ndaj Espanyolit. Ekipi i drejtuar nga Simone zhbllokoi takimin e La Liga, pas 52 minutash lojë. Cunha jep një top të mirë për Carrasacon, ky i fundit driblon mirë në zonë dhe me një të djathtë të bukur shënon.
Në minutën e 74-të, miqtë nga Espanyol do barazonin shifrat. Raul De Tomas do merrte përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi duke e goditur mjaft mirë.
Atëherë kur mendohej se gjithçka kishte mbaruar, vendasit fitojnë penallti e cila shndërrohet në gol nga Carrasco në sekondat e fundit. Atletico Madrid mban vendin e katërt me 60 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

