Atleti Izmir Smajlaj operohet me sukses pas dëmtimit në menisk
Atleti Izmir Smajlaj kaloi me sukses operacionin në menisk. 27-vjeçari, i cili garon në disiplinën e kërcimit së gjati dha lajmin në rrjetet sociale.
Ndërhyrja kirurgjikale u realizua nga doktori Kenan Bairakçi. Më pas, Smajlaj do t’i nënshtrohet rehabilitimit.
Njoftimi i Izmir Smajlajt
Jam i lumtur që më në fund, në duar të sigurta të mjekut Z. Kenan Bayrakci operimi përfundoi me sukses.
Tani kam rikuperim e më pas do shihemi sërish në pistën time të zemrës!