Atletic Bilbao eliminon Barcelonën në “frymën e fundit” në Kupën e Mbretit (VIDEO)

Barcelona është skuadra e radhës e madhe që eliminohet nga Kupa e Mbretit. Pas Atletico Madridit dhe Realit, skuadra katalanase i tha lamtumirë këtij kompeticioni duke u mundur 1-0 nga Athletic Bilbao.

Skuadra e Setien luajti më mirë për pjesën më të madhe të ndeshjes, por portieri Simon bëri disa ndërhyrje spektakolare ndaj Messit me shokë.

Në minutën e tretë të kohës shtesë, vendasit arritën që të shënonin golin e triumfit me Inaki Williams, që e devijoi topin më një prekje të lehtë të topit me kokë.

Kjo disfatë shton edhe më shumë telashet e klubit katalanas, ndërkohë që Bilbao do të luajë në gjysmëfinale. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP