Atletico dhe United kërkojnë t’i rrëmbejnë “Jolly”-n Inzaghit
Davide Frattesi mund të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës. Mesfushori i kombëtares italiane kërkon më shumë hapësira dhe, sipas raportimeve të gazetarit Matteo Moretto, disa klube kanë shfaqur interes serioz për të.
Napoli është skuadra që po e ndjek me më shumë ngulm, edhe pse për momentin nuk ka një negociatë konkrete me klubin zikaltër. Në garë janë futur gjithashtu Atletico Madrid dhe Manchester United, që kanë kërkuar informacion mbi situatën e tij, ndërsa Roma – klubi ku Frattesi është rritur – e ka në listën e dëshirave prej kohësh.
Inter është e hapur për ta lënë lojtarin të largohet, por vetëm nëse vjen një ofertë që i kënaq si klubin, ashtu edhe vetë futbollistin. Prandaj, qëndrimi i Frattesit në “Giuseppe Meazza” nuk është aspak i sigurt për sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

