Atletico fiton me një gol në “frymën e fundit” ndaj Osasunës (VIDEO)
Atletico Madrid është rikthyer në rrugën e fitoreve në La Liga, duke marrë një sukses të rëndësishëm 1-0 ndaj Osasunës. Skuadra e Simeones vuajti shumë duke hasur vështirësi në gjetjen e golit.
3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Felipe kërcen mbi të gjithë me kokë, duke arritur që të realizojë. Diego Simeone feston si i çmendur në pankinë dhe më pas vrapon drejt dhomave të zhveshjes pas vërshëllimës finale.
Atletico me këtë fitore ngjitet në kuotën e 26 pikëve, 2 më pak se Sevilla dhe Sociedad. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

