Atletico fitore spektakolare ndaj Sociedad, shkëlqen Nico Gonzales me dopietë

Atletico Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Real Sociedad në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Metropolitano Stadium, e vlefshme për javën e 27-të të La Liga.

Skuadra madrilene e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të me golin e sulmuesit Alexander Sørloth. Megjithatë, reagimi i miqve ishte i menjëhershëm dhe vetëm katër minuta më vonë Carlos Soler barazoi shifrat për Real Sociedad.

Në pjesën e dytë, vendasit rimorën avantazhin në minutën e 67-të, kur Nico González shënoi golin e dytë për Atlético Madrid. Por gëzimi zgjati pak, pasi vetëm një minutë më pas kapiteni i Real Sociedad, Mikel Oyarzabal, riktheu baraspeshën në rezultat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momentin vendimtar të takimit e solli sërish Nico González, i cili në minutën e 81-të realizoi golin e tretë për skuadrën madrilene dhe siguroi tri pikë shumë të rëndësishme në garën e kampionatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj fitoreje, Atlético Madrid ngjitet në kuotën e 54 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditjen e La Liga, ndërsa Real Sociedad mbetet në vendin e tetë me 35 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?