Atletico Madrid bëhet pengesë për Manchester United në lidhje me portierin Yassine Bounou
Portieri Yassine Bounou, është në planet e Manchester United. 29-vjeçari maroken ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon dhe po konkuron me Thibaut Courtois të Real Madridit për të marrë çmimin e portierit më të mirë të sezonit në La Liga.
“Djajtë e Kuq” e kanë pasur në monitorim Bounou për disa muaj dhe kanë kërkuar që të jenë të informuar gjatë gjithë kohës për performancën e tij në klubin spanjoll.
29-vjeçari nuk e ka përfunduar ende kontratën e tij me klubin, pasi i kanë mbetur edhe dy vite të tjera, por egziston mundësia që ai të largohet nga Sevilla për një ofertë, e cila arrin vlerën e 25 milionë paundve.
Sevilla nuk dëshiron që portieri t’i largohet klubit. Ata kërkojnë që të zgjasin kontratën me të për të paktën edhe dy vite të tjera dhe duan të negociojnë që shifra për largimin e tij të arrijë në vlerën prej 63 milionë paundve.
KOHA JONË SONDAZH

