Atletico Madrid e nis me mungesa sezonin, Diego Costa dhe një tjetër rezultojnë me COVID-19

Atletico Madrid është një ndër dhjetëra ekipet në Europë tashmë që raportojnë raste me COVID-19.

Sulmuesi spanjoll Diego Costa bashkë me një tjetër, Sebastiano Arias kanë rezultuar pozitivë teksa ishin kthyer nga pushimet. Po ashtu ata nuk kanë qenë pjesë e kombëtareve respektive.

Po ashtu klubi konfirmon se asnjë prej tyre nuk ka qenë në kontakt me asnjë bashkëlojtar të ekipit, që do të thotë se s’ka rrezik për grupin e madrilenëve.

SHKARKO APP