Atletico Madrid është super skuadër! Merr fitoren e 7-të radhazi ndaj Valencias (VIDEO)   

Atletico Madrid është një ekip i frikshëm këtë sezon. Skuadra e Diego Simeones hedh një tjetër hap drejt titullit kampion, pasi sonte në mbrëmje ka fituar me lehtësi 3-1 ndaj Valencias, duke arritur suksesin e shtatë radhazi.

Ndeshja në fakt nuk nisi aspak mirë për Los Colchoneros, pasi e panë vetën në disavantazh pas 11 minutash lojë. Racic shënoi një super gol me një goditje me të majtën nga një distancë prej 30 metrash.

Reagimi nuk do të vononte, pasi Joao Felix arrin të realizojë me një goditje me takë brenda zonës pas një goditje nga këndi. Atletico shton presionin, teksa në fillimin e pjesës s dytë gjen dhe golin e avantazhit me të përhershmin Luis Suarez.

Për t’i dhënë fund çdo dyshimi, Atletico realizoi dhe golin e tretë në minutën e 72-të me Correa-n. Atletico blindon vendin e parë me 47 pikë, 7 më shumë se Real Madrid, por dhe më një ndeshje më shumë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/  

SHKARKO APP