Atletico Madrid fiton me lehtësi ndaj Girona-s, ngjitet në vendin e tretë
Atletico Madrid ka dërguar një sinjal të fortë në garën për titull në La Liga 2025/2026, duke synuar të rikthehet si rivalja kryesore e Barcelonës dhe Real Madridit. “Colchoneros” siguruan një fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Gironës në “Montilivi”, duke kaluar përkohësisht Villarrealin në renditje.
Pas një fillimi të qetë, në minutën e 13-të erdhi momenti i Kokes, i cili realizoi një gol spektakolar me një goditje volej fluturimthi nga jashtë zone. Girona reagoi, por Jan Oblak ishte vendimtar me pritje shpëtimtare. Atletico dyfishoi shifrat me Connor Gallagher, që përfitoi nga një devijim për të mposhtur Gazzanigën.
Në pjesën e dytë, ritmi ra, por Oblak u shfaq sërish vendimtar. Në fund, Antoine Griezmann vulosi fitoren 3-0, duke finalizuar një kundërsulm perfekt. Një sukses bindës që forcon ambiciet e Atleticos për sezonin.
KOHA JONË SONDAZH

