Atletico Madrid fiton me një autogol, mbetet në zonën e titullit

Atletico Madrid vazhdoi serinë pozitive në La Liga, duke regjistruar triumfin e pestë radhazi. Skuadra e Diego Simeones doli me tre pikë nga transferta ndaj Getafes, falë një episodi të fatit në minutat e fundit të ndeshjes.

Në minutën e 82-të, një top i futur në zonë nga Giacomo Raspadori krijoi rrëmujë para portës, ku mbrojtësi Domingos Duarte devijoi gabimisht drejt rrjetës së vet, duke vulosur fitoren 0-1 për madrilenët.

Me këtë sukses, Atletico qëndron në garën për kreun, duke u mbajtur në vendin e katërt me 28 pikë, tre më pak se Barcelona dhe Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?